Ku gjendet njeriu!? – Barie Çupi

KU GJENDET NJERIU ?!!
Ku gjendemi gatuar?
erë toke,hije peme,sypishe,rrēke,
herë ftohtë,herë përvëluar,
shkretëtirave të mendjes,u pështollëm nën re.
Fryrë truri si qielli para shkrepëtimës,
pse klithemi më kot e din Perëndia,
ku ishim,ku jemi,ku do i shtrydhemi rrymës,
kur udha ka driza,na griset bukuria.
Me të ditur shkëndijat,ku prehen pushuar,
një britmë prej shpirti,zbërthen të gjithë lotët,
ku pluhur,ku llom,fjala rrin sunduar,
sa buzëqeshje nënqeshur,i mbytët e s’u ngopët.
Ku shtrihemi çliruar?
greminë ,a qiell,a rrugë,a gjumë,
ferri e parajsa ,një copë toke caktuar,
e ngrirë ,a e derdhur ,bota si mbi shkumë.
Ja pra ku gjendet ndër shekuj njeriu,
ndërmjetës i përkohshëm është në univers,
të harrojë pakëz egon,Dashuria i mbiu ,
si Shenjt urate,për të dhënë progres.