August 10, 2024

Mos ndalo marshimin – Agron Jashari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS NDALO MARSHIMIN

Gjithmonë mbaje shikimin tek pika
Synoje majën, prite çastin
Mos vono dhe fillo rrugëtimin
Dhe për asnjë arsye më
Mos e ndal marshimin,
kurdoherë
ti je vetëm njëzetë vjeç

Ji i vetëdijshëm
Ka taks fitorja në këtë botë
Një natë pa gjumë, një pikë djersë
Një pikë gjak dhe një pikë lot

Mos e dëgjo botën, pyete zemrën
Zoti të flet përmes saj
Fitorja nuk duron
Psherëtima, ankesa, vaj

Në shumë raste, mos gjurmo thellë,
Mësohu ta mundesh kureshtjen
Edhe kur rrëshqet,
Në fytyrë ruaje buzëqeshjen

Veç rrugës se drejt ec
Mos le armik pa e fal
Gjithçka e vështirë bëhet e lehtë
Prandaj marshimin kurrë mos e ndal

Mëshiro ata që thonë,
Jeta është vrap drejt vdekjes
Vuajnë nga sëmundja e shkurtpamësisë,
Jeta është hap drejt përjetësisë

Dhe nëse pasqyra a bota të thonë
Tashmë je plakur, brenda je bosh
I thuaj, kurrë nuk kam qenë më plotë
I thuaj se shpirti nuk ka moshë
Dhe mos nxirr tjetër fjalë
Veç marshimin mos e ndal
Dhe për asgjë mos të të vijë keq
Ti kurdoherë je vetëm njëzetë vjeç

@gron.jashari
agron.jashari@hotmail.com

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com