Në kafe të prita sot – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ME KAFE TË PRITA SOT
Kafenë ta poqa edhe sot
Nën rrezet e diellit të parë
Por filxhanin e mbusha me lot
Se syri akoma s’të ka parë
I lashë filxhanat mbi tavolinë
Dhe kafenë të ftohtë e lashë
Me shpresë prisja, ndoshta vjen
Mes torturash keqas rashë
Kurrë herë tjetër kafenë s’do e pjek
Pa më ardhë pranë sybukura ime
S’e shijoj,as ka lezet…
Qaj prej mallit,mbytur n’kujtime.
Ymrije Beqiri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com