Çohu, ti shkruash prap mjerimit! – Tomor Buzi
ÇOHU, TI SHKRUASH PRAP MJERIMIT !
Mjerimi po endet si rjet merimangash ,
Si hija e mëshirës që jargavisin hordhit,
Çohu Migjen, vështro thonjë falangash..
Se si trupin e Shqiptarit, gërryejnë çdo dit
Sofra e Shqiptarit ngeli prapë e mjerë
E mbërthyer, e plakur mbi vargjet e tu ,
Poemën”e mjerimit”mbajnë varur në derë
Spërkatur me dhimbjen të qepur mbi dru.
Çohu, eja të kuvedosh në odën e miqëve ,
Çohu si Sfinksi, që nga hiri i vet u artatis ,
Çohu si Homeri mbi malin e kreshnikëve,
Që mbolli krenarinë mbi ball të vegjëlisë !
Eja Migjen pranë varfërisë të shkojmë..
Ku dora dridhet për kafshatën e gojës ,
Të shohësh ‘parinë’ si tufat me langonjë,
Që jargosen si prostituta semaforësh !
Çohu të shohësh këtë botë të ndyrë,
Ku enden perversët e kohës mondane,
Njerëz të pa shpirt, me djallin në fytyrë ,
Thonjë të pa prerë, të veshur me çitjane !
19.03.2020.