August 5, 2024

Do të shkoj te Zoti…! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DO TÈ SHKOJ TE ZOTI..!
——————————————–
I mbledhur kruspull, nè njè cep tè botès, i braktisur, i harruar
Me syt e venitur,qè tè nguleshin nè shpirt si thik e mèshirès,
Nuk e zgjaste dorèn, ti lypte kèsaj bote tè ndyr, te mallkuar..
Diçka belbèzonte me zèrin qè shuhej nèn tingujt e hapèsirès !

-Xhaxhi, do peshohesh-? Dègjova njè zè tè dobèt,tè mekur..!
Sikur vinte nga honet e thella,nè vargjet e mjerimit, te Migjenit,
Nga fjalèt e tij kuptova qè kjo bot e errèt kishte vdekur ,
Ashtu siç vdiqèn lulet, nè ‘parajsèn’ e kopèshtit tè Edenit..!

-Po-i thash, dhe vura kèmbèn ngadal mbi peshoren e vjetèr
Ai buzèqeshi njè cast, dhe uli syt pertok.., duke lotuar..
-Kam gjyshen sèmur- mè tha, dhe skam njeri tjetèr..
-Do punoj, ti blej pèr tè ngrènè,dhe ilaçet pèr ta shèruar !

-Kur gjyshja tè shèrohet, une do iki lart.., nè qiell te Zoti !
Atje ka buk plot, do ha sa tè ngopem, tè mos dua mè !
Mua nè ato çaste mbi faqe si gur mè rèndoi loti..!
E shpirti mè gulçonte si ne honet e ferrit,
I heshtur, pa zè !

Doja tè qaja,tè ulèrisja fort, Zotin ta kisha pran atè çast,
Nè syt e tije rinte fshehur lutja pèr jeten, pèr fèmijèrine !
Tallazet e kishin pèrplasur, pa mbushur as gjasht..,
Jeta e kishte tkurrur, ja kishte vjedhur vegjèlinè !

E mora pran vetes, e vèshtrova ngadal pa reshtur,
Fjalèt mè kishin ngecur, e lotèt mè binin pa pushim !
Me dor e preka mbi barkun e vogèl..,tè tretur..,
E prej shpirtit ofshama..,jehoi mbi male, si gjèmim !

Mallkim,mallkim pèr tè gjith ju qè mbollèt varfèrinè !
Qè fèmijèrisè i veshèt mantelin e rèndè tè mjerimit,
Mallkim pèr ju, qè mbytet shpresèn per vegjèlinè!
Pèr endrren e prerè, tè shuar né sytè e kètij jetimi !!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com