Dua, oh sa gjëra dua! – Nezi Plaku-Velaj
Dua, oh sa gjëra dua!
Dua të gre një çadër, ose mes ullinjsh të ulem, të qëndroj nën hije,
Të bisedoj gjithë natën me yjet deri në agimin veror,
Të më ndriçojnë rrezet e hënës, trupin me mantel të më mbështjellin,
Kur të zgjohem të laj sytë me ujin e kripur të detit Jon.
Dua të prehem të përhumbem nën rrezatime yjesh,
Të ndjej rrënqethje, mornica nga vesa e natës kristal,
Të dëgjoj në heshtje fërshëllimën e zogjve mugëtirës,
Të harroj brengat që në shpirt kanë lënë shumë gjurmë e plagë.
Të humbas e tëra nën vështrimin e dritës së yjeve,
Të fluturoj ëndërrimesh të ndaj dhimbjen me yjet kuror,
Të qaj e të qesh për ditët e bukra dhe ato të vështira,
Rezetatimi hënor tju vër melhem plagëve me dorë.
Të tretem e tëra me vështrim nga yjet e zjarrta,
Me ngjyra yjesh kolorite të ndërtoj varka mes dallgësh,
Të lundroj në ëndrrat e mia mes kujtimesh harruar në brazda
Tju them se sot jam e dashuruar marrëzisht me yjet.
Me diellin bashkë dua ti përshëndes mëgjeset e arta,
Rrezet e praruara të më përkëdhelin si kur nëna në djep,
Të eci në rërën e lagur zbathur mërdhirë gjatë bregut,
Gjurmë të lërë këmba ime , pastaj dallga ta rrëmbejë.
Të qëndroj e ngujuar me shikimin nga pulbardha dielli,
Në vise të shtegtoj shpirti, ëndrrat të marrin arratinë
Valët bardhoshe ti mbajnë ison telave të zëmrës
Era e detit të më flladis, aty shpirti të gjej pak qetësi.
Të vezhgoj të ndjek rrugën e qumshtit lartësirave,
Mes stërkalash të vrapoj në duar flutrat dua ti mbledh,
Të bisedoj me valën kur përplaset fuqishëm me shkëmbin,
Të thërras ca pulbardha që fluturojnë, tek unë me vrap të zbresin.
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 10. 07. 2020