August 7, 2024

Gongu i shpirtit! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GONGU I SHPIRTIT !

Me fletën e bardhë mbi tavolinë,
Mbështetur me dorën nën mjekër,
Po mendoja thellë për shpirtin tim,
Që kishte ngelur akoma në botën e vjetër!

Dhe ashtu qëndrova disa çaste menduar
Të luftoje me veten ishte vërtet vështirë,
Një zallamahi shpirtin ma kish kapluar ,
Brënda ndieja vapë, jashtë kisha ngrirë !

U ngrita dalngadalë me hapat rënduar
S’kisha fyer njeri, deri çaste më parë,
Një ofsham shpërtheu, si gong i vonuar,
Me klithma histerie të një shpirti ‘barbar’!

Ç’po ndodhte me egon time,të përgjumur,
Që po ngrinte krye, në kthinat hedoniste,
Mos vall arsyeja kishte ‘ikur’, a humbur..
Në llumin e ‘oqeanit’, me kallamizhde ?

S’di pse këmbët më çuan te pasqyra ,
Sozia ime, rinte para meje kryeneçe ,
Në sy më reflektoheshin imazhe, fytyra..
Të mjegullta, si mugëtirë e errët në mëngjese !

U ktheva tek fleta e bardh mbi tavolinë
E mora e zhubrosa, e mbajta fort në dorë
Pse dreqin linda motit me shkrepëtim…
Në mes udhëkryqeve të kohës, pa semaforë ?

Hodha sytë mbi penxheren karshi meje
Mbetur vetëm me sozin time në pasqyrë,
Tymi i cigares mjergull, i ngjante një reje,
Që vinte vërdallë, me pika ‘shiu’ fryrë !

Kish filluar ‘beteja’e krenarisë me arsyen
Duke u luhatur mes pasthirmave arkaike,
Një zë i egër,nëpër honet e thella zhgryer
I bërtiste ‘Hegelit’ tim : Pse s’më ‘rrite..’ ?

Më dukej sikur isha në mes të një oqeani tjetër..
Që vëndin e ujit e kishin zënë mbeturinat e kohës,
Mora Balzakun,” koha e borgjezisë së vjetër..”
Që notonte me ‘varka’, në mes të stuhisë, dhe llohës!

Arsyeja filloi të ‘ngjitej’ dalngadalë mbi sipërfaqe,
Duke ‘notuar’ në ujrat e qeta të habitatit
humanoit,
Në çast mu kujtua Molieri, që përpara çdo drame,
Lumturohej me shpirtin, dhe fliste me perëdit !

Qëndrova shum çaste ashtu, i menduar,
Isha kthyer prap në rugën time të ‘vjetër’,
‘Reja’ që mbi mua qëndronte mjegulluar,
U zhduk në horizont, për të shkuar tek një tjetër..!

Mora përsëri një tjetër flet të bardhë ,
E hodha në koshë fletën e zhubrosur,
Pena rëshqiti, sikur të kishte shum mallë,
Të projektonte holografinë, e njerëzve të marrosur !

Një ofshamë shpërtheu, si gong i vonuar
Vazhdova të shkruaja me penën në dorë,
Sa keqë që linda në kohë të mjegulluar ,
Në udhëkryqe rugësh, pa ‘semafor’ !

20.02.20.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com