Libri i vdekjes – Xhevdet Bajraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LIBRI I VDEKJES
Faqet e Librit të Vdekjes
i shfleton era
e detit të pakripë të kujtesës
Lulet e këputura në emër të dashurisë
para syve tanë
i thanë vetmia
Këngët e zogjve që moti ua harruam emrat
kapen si vathë
për veshët tanë të shurdhër
Brenda mureve të tejdukshëm të ëndrrës
dielli kalbet
si mollë
“Copa ime e qiellit”, KOHA, 2015
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com