Malli… – Zeqir Hysa
MALLI…
Tek më freskon uji i gurrës, posht në zall,
e them që çmallja,e ka emrin vetëm mall,
e malli si mokrrë mulliri, por pa dhëmballë,
ngarkuar plot mall,a do e shkarkojë vallë .?
Vetëm mallit të shpirtit,si bëj dot ball,
vandakun e barrës së mallit,derdh në zall,
tek bluaj mendimin,si kërcunjë,djegur mall,
i bukur çdo mëngjes,kur zagushia shpirtin kall.
Sa e bukur duket natyra në anët tona,
dhe toka flori,që na plotëson me të mira,
lulet e bukura rreth shtëpisë,ishin tharë,
se vitet e largimit tim ,janë mal me acarë.
Sa mall kam të marr, këtë bukuri perendie,
çdo gjë nga vendlindja,si frymë ta përthithja
mbi pallat do të veja ,burimet e mija të zallit,
ti jepja ujin akull i ftohtë,për banorët e qytetit.
Gjithçka është mallë është ëndër,që tretet,
më hapet në shpirt grop malli,për kujtimet,
a thua që mallin dheu se tret,edhe po të vdes,
udhën ma ka zënë malli,nga enigmat e botës.
Malli është kujtesë,për atë që është përjetuar,
e kujtesa në vite,mbetet si fëmijë fillikat jetime ,
ngacmuese, e pashërueshme,mall i lançuar,
koherenca humb peshën e mallit në kujtime.