Nese nje dite…! – Tomor Buzi
~ℕℰՏℰ ℕℐℰ ⅅⅈᝨℰ …!
Nese nje dite te mer malli per mua
Pran detit do me gjesh si ateher..
Nese do nje fjal te me thuash
Shkruaje mbi gur ku dallga se mer.
Kur te kthehem aty do kaloj perseri
Aty ku dallga perplaset mbi gur
Do te mbledh germat qe ke shkruar ti
Do ti fus ne vargje te mos treten kurr
Nese ndonje dite sdo me gjesh aty..
Dhe vala te kete shkuar shum larg ..
Me prit aty, se pa tjeter do te vij
Si era .., shaluar neper dallg .
Me prit, me mantelin e henes mbeshtjell
Me prit aty , mbi guret e vjeter ,
E nese dallga vjen e mua sme sjell
Ti eja, eja perseri nje here tjeter .
Mos i prish germat shkruar mbi gur
Lëri atje, të treten ngadalë nën shi ,
Nese jan skalitur, sdo te prishen kurr..
Nese do te treten mos eja me ,as Ti..!
Veç tingujt e valëve kurr mos i harro
Janë vargjet që deti shkruan mbi gur,
Sa herë të kthehesh, me to këndo
Që shpirtin të mos e plakësh kurrë !
Poezi të shkëputura nga libri:
”Sytë qëndisur me vetëtima”
T.Buzi.