August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QOHU BURRË!

Qohu he burrë
nis rrugë me kambë t’djathtë
pa fjalë t’mëdha, pa falmëshnet
pa premtime, pa kërkimfalje
veç qohu e zdeshe rrobën
që nuk t‘rri ma

Qohu
e mos u friko
kur sheh andrrat e shkyme
pikën e shpis gjithka tuj pikue
nanat tuj hangër thojt e veta
shtrëngou burrë e prej gjumi qohu
zhvesh rroben e t’parit
shko si bir i këtij dheu
vedit merr
gjakun e të vramit
eshtnat e të zhdukunit
ofshamat e fatkqijave
e vajin e fëmijve maleve lindë

Qohu burrë
I pari shpisë ka tagër
jo veç me ndejtë krye vendi
po me punue me mend e urti
t’mos çoj rrënim e fikë shpijet
Ec burrë, sje i pari
nisu sa krejt gjethet s‘kanë ra
sa krejt zojt s’kanë ikë
ec burrë, kjofsh i mrami

ShB, 12.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com