Te dua det – Suzana Rama
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TE DUA DET
Ndihem mire kur jam ne bregdet,
me duket se vala ne emer therret,
embel me tundon, te loz mes tyre,
me fshikullojne dhe kripe me lene syve.
Ndihem mire edhe ne mesdite,
kur dielli heq kupolen, ne zenit,
tulatur ne rere gjysem xhveshur,
jam e qete, e cliret dhe e qeshur.
Me pelqen me shume heret ne mengjes,
kur me pret dallga e shkumezuar,
me kembet zbathur tek reren prek,
ndjej vesen ne agimin e praruar.
Te dua det per qetesine,
mbi suprinen tende jam pirat
zhbiroj, mbledh guacka neper breg,
dhe te premtoj se do te vij prap.
Tirane 10 07 2020
Suzana Rama DV
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com