Të lutem shqiponjë… – Lumturije Sulejman Drenica
Të lutem shqiponjë..
Shqiponjë simbol i kombit ,qëndrestare e stuhive,
Që aq lartë – lartë qiellit arbëror fluturon,
Me ato sytë e ty të patrembur e vigjilent,
Shpirtit tim mallin çdo ditë e më shumë ja shtonë.
Me krahët e tua të forta si shpata të mprehta e të paligëzuar,
Përshkron fusha ,lumenjë ,dete e maja malesh të larta,
E dijë që ti kufi nuk njeh, në liri frymonë gjithmonë,
Nuk ka gjapër as korb që vëndin tënd mund ta gëzojë.
Të lutem e shtrenjta ime shqiponjë,dykrenarja jonë,
Të lutem ma merr shpirtin tim e të fluturoj bashë me ty,
Ma ço në ato kulla e livadhe dhe ato rrugë me kalldërm,
Që kamë shumë mall e dëshirë e zemrën ma përvëlojnë.
Të fala mi bëni vendit tim ku linda ,u rita e jetova unë,
Mos mi haro varret e të parëve tanë ,një lule ju qoni,
Ju lutem mos harro bujkun dhe arat me grurë,
Djepin që më përkundi mos t’ma djegi kush.
Ah moj shqiponjë ,sikur të isha vetëm një herë në vëndin tënd,
Të flutroja e të vija atje,se kështu ku jam s’mund të rrijë dot,
Zemra ime të lutet, shpirti të thërret ty ditë e natë pa pushim,
Mos më harro shqipe,jam zog i joti më jep pak shpresë të jetojë..!
” Lumturije .S. Drenica “