Buzëqesh – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BUZËQESH
(PËRSHENDETJE MIQ TE DASHUR!)
Buzëqesh, o njeri i mirë
Vishe në gaz dikë rreth teje
Buzëqeshje e bardhë, e dëlirë
Shëmbëllen në dritë rrufeje
Buzëqesh për gjëra të ëmbla
Për butësi dhe për urti
Mos u merr me zënka e dëngla
Veç një jetë, e tjera s’ki
Buzëqesh, kur e zgjat dorën
E një tjetër e ndihmon
Kush jep lëmoshë për skamnorin
Zoti i madh e bekon!
S.Sh-2017
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com