Kam pirë verë, disa gota – Agron Jashari
…kam pirë verë, disa gota,
verë të pastër, si kristal,
e më e mirë po më duket bota,
e çdo lëndim mund të fal.
kam pirë verë, me ngjyrë të bukur,
dhe s’më ka trullosur, nuk jam pirë,
veç brengat, të gjitha më janë zhdukur,
dhe po ndihem plotësisht i lirë.
për çudi, dhe atë e kam harruar,
dhe fjalët e akullta të saj,
me shpirt e zemër e kam uruar,
e mëri, më nuk i mbaj.
e kush gënjeu, kush shpifi,
kush e quajti verën haram?
unë s’gjeta mik që s’më braktisi,
mik si vera që m’ndenji pranë.
unë s’gjeta mik, një njëri,
që zemrën t’ma zbus, sikur vera,
t’më flas për Zot e dashuri,
dhe për plot të mira tjera.
lëvduar qofsh, o gotë me verë,
mos mungofsh në sofër, as në dollap,
të bekoftë Zoti në qiell,
e në parajsë të gjetsha prap!..
@gron.jashari