Kostumi – Dritëro Agolli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kostumi
Më kërkoi kostumin tim, se të vetin e kishte të vjetër,
Do shkonte diku në një vend, punë e tij.
Ia dhashë kostumin, megjithëse të hollë si letër,
Por ndofta pak më të ri.
U kthye nga rruga e largët.
Kostumin vonoi të ma sillte.
S’ka gjë, ishim miq.
Një ditë e mora vesh nga njerëz të afërt,
Më thanë se vdiq…
Nuk mbylla sy atë natë.
Të nesërmen shkova ngadalë në varrim.
I shkreti! Edhe në rrugën e gjatë,
E mbajti të veshur kostumin tim.
Këpucët s’i desh e s’ia dhashë…
Dritero Agolli
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com