Në s’mundem më të dashuroj – Fatmir Gjata
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në s’mundem më të dashuroj,
do hesht në kënd i gjorë
Do pres një prift të më kungojë,
të bëjë kryqin me dorë
Dhe vehten do ta quaj të vdekur,
pa dhe edhe pa varr
Me kockë të bardhë e mish të tretur,
harruar ka të ngjarë
Do hedh dhe penat plot me bojë,
edhe në derdhshin lot
E ndoshta nuk do flas me gojë,
për jetë edhe për mot
Pastaj do flas me Zotin qetë,
përse më le tani
Gjithë jetën shkrova vetëm vargje,
për ndjenjë e dashuri
E të filloj në moshë të vjetër,
urrejtja është gjëmë
Më mirë të nxjerr dy sytë e ballit,
të ha vehten me dhëmbë
Fatmir R Gjata
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com