Si shiu – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Si shiu
Shëtit qiejve t’mijë t’shpirtit
Lehtas lag buzët parqeve mbushur me aromë malli !
Si trëndafili i kuq çel petalet n’agun e
Erosit,harbuar epshesh
përvëluar puthjesh
Si shiu përkëdhel trupin tim
n’ekstazën ëndrruar n’palimpesteve
harruar shekujve !
Vrullshum bëhesh rrjedh e jetës
Udhëtuar përrockave t’dijejve
E kthehesh n’ujëvarë me plotë
Ndjenjë e dashni!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com