August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SOT DO PI…

Sot do pi,si atë ditë me vetminë time
si atë ditë, ku bashkë ne dikur pimë,
zemra po më bëhet copë dhe thërime
sa shumë larg, sa shumë larg ne rimë.

Sot ke ditëlindjen, një urim ta dhashë
në orët e para, kur dita hodhi hapin,
të kërkova përreth, po si nuk të pashë
gotën time ngrita, në buzë ndali vrapin.

Vrapi i ndjenjave të mia,ska për ty ndaluar
edhe pse vështirë e kanë që t’ju kapin,
shum afër janë e shumë larg dashuruar
në mungesën tënde, ato nxitojnë vrapin.

Sa shpejt ditët ikin, pa u ndjerë shkuan
në ndjenjat e mia, mu fute pa dashur,
të forta ndjenjat e tua, ato më robëruan
qetësinë e shpirtit keq ma kanë prishur.

Sot do pi, si atë ditë le të bëhem tapë
të nxjerr mllefin e ndjenjave të mia të tua
edhe pse temperetura e lartë bën vapë
përveç teje në botë asnjë tjetër zdua.

Besnik Memelli
10.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com