Buzëqesh! – Selfijaze Jaho Teli
Buzëqesh!
Buzëqeshin vargjet këtë mëngjes
kur shpirti është gati të nxjerrë lotë
kur syri e mban e shtrengon fort ,
Unë përshëndes ! Mirmëngjes!
Unë me ju buzëqesh , se buzëqeshja ,më zbukuron
Në fytyrë xixëllojë më tregon
,Unë buzëqesh në zemër ,
Se jam femër
E femres buzëqeshja është stoli ,
Është dritë e një shpirti
Qe do edhe ti
Është shprehja e një dite
Qe vrullshëm ,shkon e vjen
Buzëqeshja , është simboli i një shpirti ,
Që po rilind si pranverë
Është si një trëndafil
që ta dhurojnë sa dielli sapo ka lerë
Buzëqeshja ,është jetë
Është vetja jote
Është familja ,prindi , fëmia
Është një mik ,një shok në jetë
Është një dritare ku ajër merr !
Buzëqeshja është lumturi imagjinare
Ku çaste magjike si fluturat shpërthejnë
Andaj ,buzëqesh ,e kapi këto flutura në tënden rrjetë
Buzëqesh o njeri , se kur të ikësh nga kjo botë
Asgjë me vete s’do të kesh
Le të të kujtojnë ,
Si ai ,ajo që dhuroi buzëqeshje përjetë !
***************************
Senaaaa Shkodër më 13/7/2020@$T@
Të drejtat e autorit janë të rezervuara ,