Deshe divorcin…! – Zeqir Hysa

DESHE DIVORCIN …!
Të them:,
Ik,sa më largë me erën,
gjej qetësi dhe dashuri për veten
dhe thuaj:-
O zot ,! A ka dashuri tjetër për mua,?
se kjo për njeriun është dilema.
Oh,
shpirti pezull më mbeti,
që u ndamë su bë kiameti,
zemra mbeti si një fllad ,
pas shiut,
se është paqartësi e njeriut.
U ndamë,e ti ike.
Tregoi lirisë,se s’është unike,
që shpirti sdo ketë më muzikë,
sdo këtë agime të ëmbla mëngjesore,
po veç turbulenca pranverore.
Po të them kujdes :,
se tharë mbeti lëngu i puthjes,
si vesë te borziloku.
Ah, të dy,
do kridhemi në kujtime të kaluara,
e do flasim për dashuri të mbaruara.
Si lodhja në prag të muzgut,
në dihatjen e fundit të trupit,
ndarja mbeti një pauzë heshtje,
si lakureqësi e një peme vjeshte.
Shko e mos u kthe të lutem,
se kështu,për vdekjen nuk ngutem.
Ik !
Se nuk pendohem si plastelinë,
që zbutet e mer forma,nga dora e lagme,
nuk do qëndroj më në dritare,
duke aluduar më,për këtë hajgare.
Zemra më rreh në vetmi,
se skam patur tjetër dashuri,
ndaj identitetin e kam humbur,
të vij pas teje e pa mundur,
dhe pas mendimit tënd të çartur…