Farmacistja – Agron Jashari
Farmacistja
…tek farmacia, në rrugën përballë,
kanë nisur këmbët, më shpien vet,
shkoj marr ilaçe, si një i marrë,
pa qenë sëmurë, pa recetë!
pse andej, kam kaq qejf të dali,
ta kuptosh, s’është e vështirë,
është farmacistja, si një zanë mali,
kaq e ëmbël, kaq e mirë!
më sqaron ngadalë, çdo detaj,
me shumë durim, me edukatë,
unë mendjën veç te zëri i saj,
dhe lutem sa më shumë të zgjatë.
dhe bëj prap pyetje, kot e kot,
ajo fillon me sqarimet, përsëri,
unë shkëlqimin, mundohem t’ia kullot,
dhe dehem, nga gjithë ajo bukuri!
më thotë: “do të kaloj, pa merak,
është ilaç i mirë, bënë mrekulli”
unë e shoh në sy, si një varfanjak,
them: “ilaç për mua, je vetëm ti”…
@gron.jashari