Guximit – Dhimitri Jani Kokaveshi
GUXIMIT.
E munda natën!
Besimit
shtrydhur në hidhërim
fizikut
natë a ka rrëfim…?!
A na rrëfehen
errësirat, në përballje drite
thyhen!
Provokimeve pleksur nyjeve dhe
mundit
natë, t’i gjej, t’i njoh
përplasjet?
Zbërthimit, nuk arkivohen
më gëzon
drita, ma mundi natën
zgjatimeve të saj
një natë, o natë e fshehur
mbi shkujdesje
drites?!… Nuk mbron
qëllimet dhe
qëndrimet e tua sërish
natë, i gjeta
shtrirjeve dhe hijeve
mbuluar
mbi dinamikat njerëzore
përplasesh!
Në riciklime rifreskuese
dallgëve të tua
gjeneruar të gjetën disa!…
Në gërshetim
mundimesh mbushur
mendimesh?!…
Zbazur mbi të trishtuarat
urime
lija, dritës i lija dhe i vilja
në depërtimet e saj
si të gaboj vendimit natë
nuk qëndrohet
as konservim metafizikës!…
Nuk kërkoj.
Dhjk©13-07-2015