August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Martesa

Martesa ku e verteta eshte nje ledhatim,
Nje puthje behet e pavdekshme,
Dashuria i dha shkelqim ndjenjave,
Marteses tone drite e bekim.

Ishte drite ne kohen tone,
Aty ku eshte e verteta sublime,
Sheruam dhimbjet e jetes,
Dashurise tone krijeses hyjnore.

Here- here nga pakujdesia jone,
Thyhej e shperthente ne njemije cope,
Xhelozi, mizori,urrejtje e ndyre,
Nga njerez qe kerkonin mjerim.

Jetuam ne mes te kesaj erresire,
Pak drite per te jetuar kerkuam,
Me shume mundime e sakrifice,
Hallet dhe kohen ne jete sfiduam.

Ne qetesine e shpirtit kerkuam,
Buzeqeshjen ne flladin e jetes,
I dhame mundesine reflektimit e shkelqimit
Aromat ne rrezedrite jetuam.

Kaluam nje cerek shekulli bashke,
Gezime e dhimbje jane emocion i pafund,
Martesa plot mistere vishet me durim,
Qetesi e nostalgji me buzeqeshje.

Eleganca i jep ngjyra reflektimi dashurise,
Martesa lidhje e perjetshme,
Ne zemrat tona plot drite e jete,
Do te jetoje ne agimet e dashurise e vertete!

Albana Gjoni Semini14 Korrik 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com