Shqiponja ka rrënjë – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHQIPONJA KA RRËNJË
Eh, shqiponja rrënjë ka lëshuar
Në një vazo që mbaj në duar
Po e them fare pa frikë
Është kjo lulja që kam me rritë
Ti e di çfarë luleje dua
Çfarë petalesh janë për mua
Ndaj, rritu lart, moj lule- shqiponjë
E ujitur me gjak t’ njomë
Lule- shqiponjë, t’më kuptosh dua
Veç teje, gjë s’më kënaq mua
Të’ kam zemër, të fortë gur
Të të puth n’tonin flamur
N’gjunjë t’përulem, Lulja ime
E shqiptarëve je,moj trime
UÇK- tri shkronjat t’i dua
Janë të rritura në viset tua
Rrënjë të thella lulja ka lëshua’
Është lulja që shumë e dua
Për ty vdekja më duket pak
Për ty zemra më pikon gjak!
Ymrije Beqiri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com