August 7, 2024

Kur ti u nise për atje larg – Agron Jashari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR TI U NISE PËR ATJE LARG

…sikur u zbraz i tërë qyteti,
atë ditë, kur për atje larg u nise ti,
njerëz kishte plot, gjithandej,
e më dukej se s’kish mbetur njeri.

në mbrëmje dola, të ecja rrugëve,
po kokën anash më nuk e ktheja,
fytyrën tënde më s’e kërkova,
se e dija se s’mund ta gjeja.

ndalova në terasën e kafenesë,
e piva kafe me miqtë e mi,
po matanë, në tavolinën përballë,
këtë herë, s’ishe e ulur ti.

dhe siç e vështronim qiellin bashkë,
tani n’ballkon kam dal të shoh,
po për atë Zot që më mban në jetë,
ylli është por hëna jo!

qepallat veç sa s’më janë puthur,
po mendja s’më lë, të bëj gjumë,
më thotë, ti atje do puthësh një tjetër,
një tjetër këtu do puth unë!..

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com