Ti dashuri… – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TI DASHURI…
Je erë bregdetare që të mbështjellë me freski
por,je edhe dallgë deti që të merr me stuhi…
Ti je dielli i mëngjesit kurr rrezet tretin freskinë
Je lule e çelur që aromën e lanson
por,je edhe stuhi që nganjëherë të shkatrron.
Je pranverë e blertë që çdo kush të ka lakmi
por,je edhe dimër i ftohtë që disa nga ti janë ngri.
Je fjalë e ëmbël kur shfaqesh në fillim
por,je edhe e idhtë kur s’gjenë mirëkuptim.
Për ty kanë kënduar e shkruar këngë e poezi
je nje mollë e ndaluar,por përsëri…!
Ti je e shtrenjta,e madhja dashuri.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com