Endërrimtarë të pafajshëm – Florë Halimi
Ëndërrimtarë të pafajshëm
Atë vit, sikur qielli mbi tokë ra,
e u banën nja,
Dhe sikur, dielli u tha,
e hëna bashkë me yjet u vra,
Atë natë u shua jeta, lindi vdekja
Përbindësha, me ndjenja njerëzish
Të fshehur në ajër, zbuluar në zjarr
Helmojnë lumturinë utopike të njerëzimit,
të blerë me lutje e durim,
Lumturinë e pafajshme të fashitur në dromcat e dashurisë,
që mbajnë gjallë aromën e njerëzisë,
E, edhe sikur prapë këtë vit, e vitin tjetër
Mbrapshtë të kthehet ky rreth rrotullim,
Prapë nga pala e shtatë e qiellit,
Nuk zgjohen mrekullitë të copëtohen
në ato fytyrat e ngrysura që kërkojnë veç pakëz dritë në bebëzën e syrit,
me të cilën e shohin botën e bota në atë i sheh,
Të hutuar pyesin këta ëndërrmitarë, dënimin e kujt vallë po e vuajmë,
që jeta sillet me ne si e huaj!?
Florë Halimi ✍️