August 3, 2024

Fishta e Naimi do vijne – Hyrije Jusufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HYRIJE JUSUFI

FISHTA E NAIMI DO VIJNË

Kësaj dite do shkruaj përpushjes së shpirtit
Se Doruntinën e shkriu malli si akullnajë e braktisur
Ulur në shkallët që premtonin lartësisë së shpirtit,
për ta ndjerë dashurinë që e përvëlon si prush!
Vjeshtës së hershme i vjen erë e keqe
E mos ardhtë e trembur!
Mos e ndryj fjalën dryrit të arkës së lokës sime
Asaj më të vjetër se kryqi
Më të vjetër se vetë lindja
Tirania e ndarjes së vëllaut nga vëllai
Do therrin kurban qingjin e Palokajve
Në gurin e shënjuar hidhet vrerë herë djathtas e herë majtas
Nuses së re i dridhen këmbët
E, nxjerr jasht frytin e posangjizur…!

Ndal!
Thyeje trishtimin e shekujve, perëndia ime!
Mos m’i shndërro kullat në shtëpi shfryerjesh qenësh të zgjebosur
Që tërbimi i ka helmuar keq, e kuturu ecin
me kokën mes këmbësh, e bishtin harruar diku!
Pështyjnë mbi plagët e atdheut…
Shkelin besën, dem baba dem
Sytë i mbajnë parakëmbësh
Se plisi nuk do ti linte të hapeshin….

O tirania e gjakut me shkronja arabe trupit mbështjellur..!
(Kryqit në zemër
E asnjërës ditë e natë)
Duke numëruar vite ballit
Konstantinit tim i shtohen rrudhat palë-palë…
Që nga pritja më treti të tërën
Më verboi sytë loti i dashurisë për vëllaun vrerë villet…
Ah! sa e flaktë është dashuri e tillë!
Djeg zemër flakë…,
Hedhë buzë në prush!
E unë,
Doruntina pres në shkallë.
Eja, se e kam vrarë mallkimin…!
Ndodh që nuk do më njohësh më,
kështu e verbër pa sy… por, patjetër do të të shoh …
Do të prekë fytyrën tënde pa hundë
Do nuhas aromën e gushës,
që një erë barku u vjen!
Do nuhas aromën e këndshme vëllami,
shekujsh shkrumb i hedh shkëlqimin…
Nga hiri do të bëhem skulpturë muzash
Do pështyej mallkimin në ballin prush djegur!

Jam e fortë.
Po të pres,
se dielli im mbi shpinë më thërret
Toka e bukës shkretëmbetur nuk është
E ujrat e mia që më pastrojnë mëkatet nuk shterojnë asesi …
Kripën e detit tim syve i hedh tradhëtisë
Do të kapemi dorë për dore, o motër ime!
Vëllau yt të ndjek, të gjej edhe shtatë pash nën dhe…
Ashtu dorë për dore nama do ti zë të gjithë….
Plasin nga smira…
Le të plasin…
Fijeve qerpikut do mbahem,
e në bebzën e syrit do të shkruaj histori të re….
Ngritu !
Po nuk më puthën në ballë
Të gjitha copët e thyra do të çmenden, e ngjiten aq fort…!

Nuk do thyhem kurrë sa të ketë jetë!
Jo besa!
Buzagaz do dirigjoj këngën në lahutë,
universit gjithandej…
Nuk ua falë kurrë askujt tingullin e saj
Të gjithë do më quajnë bijë fisi.

Dasmë !
Fishta e Naimi, bashkë do vinë në festë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com