August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Penelopë!

Shtrirë hiret në mëndafshe kulluar
Shkëlqimin matan detit flakëruar
E sa herë deti shkëmbin lanë
Sytë e tu nga malli qajnë

Ç’u trazua shpirti yt
Ditën diell e natën shi
Dashuria jote si kristal
Mbeti peng i besnikërisë

Kaluan ditë ,muaj ,vite
Dritë e diellit kurrë s’tu shua
Si feniks zemra të digjej
Odiseon për ta takuar

Sa histori do të shkruhen
Bota vetë sa t’ketë jetë
Por madhështinë tënde as shekujt s’do ta shuajnë
Ti hirëplotë çdoherë do mbetesh Penelopë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com