Puthja jonë – Agron Jashari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Puthja jonë
…koha do ec, s’do na pyes,
një ditë s’do jemi më, mbi këtë dhe
e puthja jonë e gjallë do të mbes,
edhe at’here, kur kemi ikur ne.
më the se ta vodha, po vet ma dhurove
e ta pranoje këtë, të vinte inat,
po s’ka gjë dhe në “kundërshtove”
e di se do doje, të të puthja për natë.
shumë gjëra në jetë, s’do ti kujtosh,
shumë njerëz e fjalë, për ty s’do kenë vlerë,
por mua, asnjëherë s’do më harrosh,
se nga puthja ime, shumë ‘keq’ je ndjerë!..
@gron.jashari
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com