Rapsodëve të Labërisë – Hiqmet Mehmetaj
RAPSODËVE TË LABËRISĒ
1. LEFTER ÇIPËS – Pilur
Nuk e di ku e ngjyen penën
thonë- muzë paske një shkëmb,
atë majë që ke pushtuar
s’ ngjitem dot, më merren mënd !
2. MALIQ LILËS – Tepelenë
Dhe në s’e ke me magji
penën e ke të kënduar,
karadët i ka safi
ndaj quhet ar’ i kulluar !
3. KUJTIM MICIT – Tërbaç
Shushicën e kemi bashkë
ti e than, s’mendon për mua,
pena jote tahmaqare
si s’më lë asnjë virua !…
4. FETI BRAHIMIT – Lapardha
Pena jote sond’ e rëndë
sakt’ e thellë në kërkime,
majën e ka ka diamand
nxirr ,mor nxirr ato burime !
5. PELIVAN BARJAMIT – Vlorë
Ty kush ta bekoi penën,
” djalli “, apo vec një Zot !
Humorin – madem të rrallë
e kërkoj po s’ e gjej dot !…
6. TOMORR LELOS – Mesaplik
Si bilbil maj’ të Çipinit”
s’ të dëgjon vetëm Shullëri,
nektarin që ti e mblodhe
s’ ngopemi ta pimë të tëri !…
7. LLAMBRO HYSIT – Kallarat
Vargu yt i thellë pus
vi vërdallë e dot s’ zhytem,
afrohem deri në buzë
nuk hidhem , kam frikë se mbytem !
8. HAMDI PULOS – Tragjas
Ngjyeje, Hamdi, ngjyeje penën
Zoti bojë të dha dy dete,
Jonin dhe Adriatikun
lermë dhe mua, jo për vete !
9. ÀRAP MEROS – Brataj
Më çudit me atë varg
s’di ku shkon ,në ç’lloj burimi,
s’bën vaki që unë kam hak
them ” Eshtë ngjallur xha Selimi” !
10. MUHAMET TARTARIT – Vranisht
Dhe në të tretën e natës
emrin prap’ ta kam harruar,
në se je pjell’ e uratës
hajde se të mbaj në duar !…
H. Mehmetaj ,nga vëllimi poetik “Shqipëri pse s’të zë gjumi ” 1995