August 10, 2024

Vargje për nënën – Xheva Salihaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VARGJE PËR NËNËN

Më ty nënë
sa shumë që kemi ndentjur
kemi folur
qarë dhe qeshur
dhe gëzuar jemi bashkë
E mua aq pak më duket
prap se prap

Që atë ditë që u ndave
nga ne
qiellit e tokës sikur dhimbje i ra
Ndërsa mua me ngjau
se mbi supet e mija
u përmbys gjithëçka

E heshtur mbeta
pa asnjë fjalë
se si kaq befas
shpejt u largove

Për një moment
E tëra u kthye në mall
mall që m‘u bë sa një mal

Ikjën tënde
aq shumë e ndjej
sa qe vet jeta
e zbrazët më është
dhe se mungesa jote
aq shumë po më vret

Xheva Salihaj
St.Veit ,
Austri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com