Burr e grua mish e thua – Zeqir Hysa
BURR E GRUA,
MISH E THUA….
Burr e grua mish e thua,
jetë e çiftit harmonia,
nuse me kurorë në kokë,
dhëndri tër parfum në flokë.
Kumbara shtratin ua shtron,
çifti të ofshajnë e të gajasen,
zjarrmi,kur trupat lakuriq harlisen,
burr e grua si engjëj dashurohen.
Ata si yjet din të lumturohen,
të puthen shkujdesur,lakuriq të flenë,
që në natën e parë të martesës,
rehat nuk rijnë,si rebelim i natës.
Ditë e natë njeri tjetrin ledhatojnë,
puthen të skuqur,plot gaz cicërojnë,
grindje mes tyre,kur s’egzistojnë,
të dehur në ekstazë ata fluturojnë.
Kalon koha,jeta bëhet e vjetër,
ja shkrepin e yjet,me muzikë funebër,
aroma e nepsi,mes tyre harbuar,
mbrëmjet hedhin vellot, për tu dashuruar.
ç’kërkojnë në këtë jetë,haruar në vite,
dashuri e tyre e kthyer në mite,
harmonia e tyre burim i pashtershëm,
burr e grua,unitet i përjetshëm.