Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ÇOHU HERO

Çohu hero boll ke ndenjur deri tani
çohu të shikosh shqipërinë mëmë,
ndryshime të mëdhaja ka gjithsesi
por mëritë vazhdojmë si kemi lënë.

Çohu mblidhi thuprat dhe njëherë
bërtit fort që e shurdhi të dëgjojë,
se këta për njëri-tjetrin vjellin vrer
e pamundur që dikush ti bashkojë.

Atdheu me këta të sotmit po vuan
po e rjepin çdo ditë e më shumë,
këto vite ikën në rëmujë e shkuan
evropën pranë nesh s’na e prunë.

Çohu hero qoftë edhe për disa çaste
kokat ti bashkosh si në kohën tënde
se bashkimin e bën vetëm fuqia jote
çohu dhe njëherë si dikur dhe tunde.

Çohu o Gjergj Kastriot Skënderbeu
e tregoi botës se je vërtet shqiptar,
sepse identiteti yt është lakuar diku
po ti je i joni s’lëmë kush që t’ju mar.

Besnik Memelli
16.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com