E bukura nënë – Delo Isufi
E BUKURA NËNË
Më prit Nënë, duro pak,
Unë do vij që të shohë Ty,
Ndonse larg, shumë larg,
Zemër e mendje kam tek Ty.
E di, që malli të ka marrë,
Dhe mendjen tek mua e ke,
I lutesh Zotit të jem gjallë,
Të kthehem sa më parë atje.
E di, që Ti lodhesh shumë,
Kurre s’të kam parë me lotë,
Nga meraku rri pagjumë,
Je më e mira Nënë në botë.
Zhurmë avioni kur dëgjon,
Mburresh tek shoqet e tua,
-Në qiell djali më fluturon,
Edhe kryqin bënë për mua.
Ti sheh yjet që rrëzohen,
Edhe digjen në hapësirë,
Mendimet Ty të trazohen,
E çon mendjen tek yt bir.
Merak mos ki Ti Nëna ime,
Unë jam rritur, burrëruar,
Vetëm shkoj në fluturime,
Udhët e qiellit i kam mësuar.
Fluturoj në rè dhe shi,
Fluturoj netëve pa hënë,
Por mendjen e kam tek Ty,
Tek ty Nënë, e bukura Nënë.
Delo Isufi, Kinë, 1970, botuar.
( ne kujtim te nenes sime te mrekullueshme qe me dha jete)