August 4, 2024

Miku i vjeter ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kjo poezi është e ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka ndodhur disa vite më parë në qytetin e Fierit, dhe ‘miku’ është vërtetë një nga miqtë e mi të vjetër më të mirë, që sotë jetonë me vajzën, sepse djali kishte pranuar marëveshjen me gruan, që të jetonin pa prindër.

Miku i vjeter !

Nje dite takova nje mik te vjeter
E ftova te pinim bashke nje kafe,
Ne sy kishte nje veshtrim tjetër
Sikur me thoshte: mos me pyet,si je !

E pim kafen si miq te vjeter
Pa qeshur e bertitur si ateher,
Se mbajti si dikur, koken ngritur
Syt si ktheu nga une, asnjeher !

U çuam dhe ecëm disa hapa ngadal
Doja ta pyesja, a ti thoja dicka,
Ai ngriti koken, dhe tha keto fjale:
-Si miqte e vjeter, kjo bot më ska !

Ecnim të heshtur, si ‘murgjë të ngrat’
Në kokë rokulliseshin pyetje pa fund,
Trotuarit ndihej trokëllima e thatë ,
Shoqëruar me pëshpërima në buz !

Vështrova ngadalë mbi flokët e zbardhur
Si dikur kur i thosha: tja marim njëherë ?
Në cepin e syrit një lot i rinte varur ,
Si lajmëtar i një dhimbjeje të thellë !

Më erdhi keqë për mikun tim të vjetër
U ndala një çast dhe i thirra ngadalë,
-Më thuaj mik, çfarë halli të ka gjetur,
Që s’po më thua dotë asnjë fjalë…?

Ktheu kokën ngadalë përsëri nga unë
‘Kam ngelur rugëve o mik i vjetër’.. !
Në atë çastë flladi mu kthye në furtunë,
Ndërsa në dorë më ngeli një copë letër !

Ecte ngadalë, dhe fliste me lotë në sy,
Unë i shtangur lexoja reshtat e shkruar,
‘..Tani në shtëpi ska më vendë për Ty’ !
Shkruhej në atë cop letër të mallkuar !

-Ma dërgoi djali’! Më tha plot dhimbje
-Është martuar, pëshpëriti ngadalë ,
-Gjithë jetën time mblodha thërime..!
-Tani më la jashtë..,dëgjova të fundit fjalë !

U mbështet në një pemë në trotuar..
I lodhur, i brengosur, me sytë nga qielli,
-Tani më mori vajza, po i bëhem barrë..,
prandaj i lutem zotit, të ma hedhi ‘velin’..!

-Të iki nga kjo botë e mallkuar, s’mundë të jetojë kështu !
Fliste me zërin që i dilte nga ‘hone’ të thella..
Në dorë mbaja letrën që djali ja kish dërguar..
Si një ‘shpatë’ mëkati, gjakosur nga koka të ‘prera’ !

Ndjeva duar mbi supet e mi, që më përqafonin..
Ngashërimë, që shpirtin ma çau si tehu i një thike ,
Në sytë e tijë pashë ‘përenjë’ që ridhnin, gurgullonin…
Nga burime të shpirtit, ‘përdhosur’ nga pjella histerike !

-E zbraza ‘helmin’ që kisha mbledhur në shpirt !
Më tha i përmalluar miku, dhe shoku im i vjetër,
Pranë tijë një fëmijë vrapojë, duke thirur: gjyshi !
Duke sjellë mes neshë, mrekullinë e një bote tjetër.

I përmalluar buzëqesha duke u përkulur pranë tijë
-Është nipi, dëgjova të thoshte miku im ngadalë,
Ëngjëjt kishin zbritur, s’kishte më ‘furtun’ ‘stuhi’…,
Vetëm qetësi, dhe një buzëqeshje që po sillej vërdall !

U përqafuam fort me mikun e vjetër
Me njërën dorë përkëdhelja nipin e tijë,
Në xhep po më rëndonte ajo cop letër,
Sa pesha e një gomari pa yzengjinj !

U ndamë si dikur me buzëqeshje dhe lot
Disa hapa më tutje ktheva kokën pas,
Pranë tijë pash një vajzë,që se njoha dot,
Dhe nipin që dëgjova ti thëriste mamasë.

S’di pse atë çast u lumturova aq shum,
Dhe një zë më doli pa pritur si buçim :
‘Kështu si ti, me vajzat jetoj dhe unë…
Mburrem me mbesën, dhe me nipin tim’!

Ika, duke ndier pas sy që më vështronin
Dhe zërin e vajzës që më thirri fort..!
-Babai ka të drejtë, kur më thotë :
‘Si miqtë e vjetër, s’ka më kjo botë’ !

Tomor BUZI.
16. 07. 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com