Mjaftoi! – Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MJAFTOI !
Mjaftoi vetëm një shikim me ty
që mëndja ime të rrijë pa gjumë,
që mëndja ime të ndalojë aty
që mëndja ime t’ju hapë punë.
Po ai shikimi yt i ëmbël ëngjëllor
ndjenjat e nervat e mia i ngatroi,
ndriçoi si një trup i zjarrtë qiellor
dhe gjithë qënien time e verboi.
Mjaftoi shikimi yt i bukur çapkën
që unë tani të ngelem një rrob i tij
ata sy të ëmbël të qetë s’më lën
e brënda tyre unë ka kohë që rrij.
Besnik Memelli
13.07.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com