August 4, 2024

Mrekullite e vendit tim – Albert Hitollari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” MREKULLITE E VENDIT TIM ”
——————————————————-

*
Bukurite e vendit tim , Zoti nuk i ka kursyer
Atje i ka mbledhur toke , ne paqe per te defryer,
Per ç’do stine i gjen te gjitha , faren vete e ka hedhe
Male, Kodra e Lugina, me dore vendin ja ka zgjedh !
*
Gjithçka vete e ka radhitur, me kujdes e pa perti
I ka dhen aq shume begate, stolisur me hijeshi,
Me nje fryme e ka ndertuar , me aq deshire e endje
Sa ate Toke te bekuar , duket e ka pas ne mendje !
*
Bimesine e tere gjallesat, ne harmoni atje i gjen
Njera Stine iken kenduar , tjetra e buzeqeshur vjen,
I lene radhen , i lene vendin , me endje duke defryer
Ndaj Natyra vallezon, gjith kohen e ngazellyer!
*
Ç’do Lugine, Pllaje dhe Koder, jeshilon per mrekulli
Ç’do Livadh , Lendine , Korije , e tere veshur me stoli ,
Mbi ç’do Lule sheh nje Blete , ne pistil nis e pjalmon
Lulja hap petale e flete , e hareshem lulezon!
*
Veç atje dhe vete burimet, bashke me ujin , nxirrnin Vere
Ndaj ate etje djalerie , nuk e shuajta asnjehere,
Se Vera me dukej uje dhe pse kishte , ngjyre dhe ere
Kupat ktheja radhe e radhe, shpirti s’dehej, s’kish qeder!
*
Atje zogjte therrasin kengen, ligjerojne nji e nga nji
E te gjithe per qejf te tyre , me zerat si Simfoni,
Njeri solo a Baritor, ca te tjere Polifoni
Dhe Bilbili si Tenor , Dirigjon me zene e tij !

” NGA POEMA TOKE E BEKUAR “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com