August 10, 2024

Porosit gjyshi… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POROSIT GJYSHI…

I vjetër,flokëbardhë,pranë votrës,
tespijat numuronte mes vetes monolog,
aso kohe tepër fisnik,peshore e mendjes,
mendimet shkollë,mes njerëzish dialog.

E pashë gjyshin fisnik në ëndër,
me atë veshjen tradicionale të zonës,
në gjoks medaljon,mbante qystekun e orës,
Për fisnikërinë dhe si këshillues i kohës.

Ec,udhës drejtë bir,e njeri mos trazo,
rrugën peshoje askënd në bot mos lëndo,
rritu pa vese,jetën me mund e djersë ndërto,
përmes punës,vlerat e gollobordës trego.

Eh,o gjysh,përse këto sa herë mi tregon,
udhës së zanatit,si ndërtues promovoj,
në çdo gurëthemel,idealin e çimentoj,
më djersën e ballit,jetën lumturoj.

Më ndje o gjysh,që u largova nga zanati,
i ndërtuesit,i mjeshtrit,kultur prej artisti,
po me gen jam ,i biri i një mjeshtri,
që ka shpirtin,zemrën e sjelljen si zotëri.

Jetët janë libra të shkruara,për ne jetësore,
bashkojnë malet e zanatet gollobordasit,
janë parlamentar jo vetëm ,të punës ndërtimore,
janë dhe politikanë,të pushkës,e dijes e intelektit.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com