Shijen e ndjen! – Moza Reçi Shehi
Shijen e ndjen!
Si nuk u kujtove poet!?
Shijen ta hedhësh në letër të bardhë,
Ajo vërtetë herë herë, e hidhur është.
Por e ka emrin shije dhe përse nganjëherë e rallë,
Ti përditë e ndjenë shijen e gjithçkaje,
Por harove, në mendje ta shkruash,
Në gojë përditë e ke, mes vaktesh,
Kur u thumbove shijen e fjalës, e shtërgove me duar
E ndjen shijen e keqe dhe prapë e gëlltitë,
Si një çorbë e lënë e thartuar, ti pjatën lëpin,
Sikur të ishte gjella më e mirë në botë,
Kur mes miqsh shijove fjalën, ti qeshe me lotë,
Embëlsirën sheh me ëndje, sytë të shkëlqejnë,
Pretë lugën ta fusësh, e shijon e s’gopesh,
Shija e ëmbël mbaron, ti se çfarë hëngre e haronë,
Gëlltite, kur boshë brenda teje ishe, për shije nuk fole,
Shija e një kungulli , në mendje të mbeti,
E dua the, të gjithë qeshën me ty!
Unë shijova gjellët e lëna të tavernave,
Asnjëherë, nuk u ankova, veç durova,
Shije kish kafeja e mëngjesit, me shokë kur ti u ule,
Fjala rëmbim mes miqsh mori, ti shijen harove,
Me inatë e more filxhanin e thithe me vrullë,
Shijen e ngjyrën nga tërbimi atje, tutje e hodhe,
Eh poet! Ti për shijen kur nuk fole!
Në fletën e bardhë, fjalë të ëmbla e të hidhura mbolle,
Me ngjyrat ,vesën,natën, yjet hënën e djellin, në fletë i rrotullove,,
Me gjithçka ti u more, shijen në letër ti kur nuk e hodhe.
Moza Reçi Shehi
Datë, 17/07/2020