Shpresa për të shpresuar! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHPRESA PER TE SHPRESUAR !
Gërmon thellë nëpër shpirtëra dhimbja
Gjerësi dhe thellësi , hapsirë si një det
Çasti , dita , koha s’më duket më e imja
Plotëpërplot e mbushur me maraz e dert
–
Një det i egërsuar , ku shenja s’jep dashuria
Në varka të harruara , që largohen nga brigjet
Grryet e thellohet , dhe shtyn pa mëshirë vetmia
Shpresa për të shpresuar , i ka mbyllur shtigjet !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com