Vapë a hilet – Avni A. Neziri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vapë a hilet
(Avni A.Neziri)
Kapë vapë e verës
i vemi qelës derës
punët ti mari pusi
s’na zë as autobuzi,
si pelë pa fre a si terzi pa pe,
xekrri se ç’na kapë
veq për ne bënë vapë,
zbulohet dashni e vjetër
dyzet vite ish veq n’letër,
lye njye njitë qafore
e buzë deti hecim përdore,
plazhet plot hajmedet
ca t’skurta ca brekë gjatë
bëhet qef, për inatë
pleq e t’rijë përzije
qejf e halle e inatë komshije,
me këngë e valle sa shyhret
a na zë plazhi shqiptarë
kshtu ja fusim neve mbarë
ku do nisemi veq me kolonë
të trazuem n’trollin tonë
s’na fle shpirti askun
bot’në e tanë kem vu n’thum.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com