Vetëm dashuri – Avni Skenderaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VETËM DASHURI
Lum kujt fytyra i qesh,
Buzëqeshje fal me mirësi.
Në do që mirë të jesh,
Jep e mer vetëm dashuri.
Nuk bene dëm dashuria,
E qeshura jetën zgjat.
Prej shpirtit largohet mërzia,
Me dashuri dhe pakë fat.
Të shëron dashuria,
Mos e kurse o njeri.
Me dashuri behen punë të mira,
Me dashuri, vetëm dashuri.
15 korrik 2020.
Avni Skenderi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com