August 10, 2024

Zogjët kthehen në fole – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ZOGJËT KTHEHEN NË FOLE

Bora në shpatije ka filluar të shkrihet
e një grup zogjësh kthehen në atdhe
ç’është kjo kohë pakohë s’më rrihet…
kërkoj lartësitë e mëdha qiellin pa re

Është stinë pushimesh e mallëngjim
lotët vërshojnë faqeve të njoma vesë
e larg i treti atdheu të rinjtë n’mërgim
ata jetojnë atje,punojnë me shpresë !

Se një ditë do kthehen këtu në fole
ku lanë prindër grua,fëmijë,familje
o Zot mos ua merr shpresën e vetme
që,ata i mbanë gjallë deri në vdekje .

Atdhe i nemur,i bekuar e i shtrenjtë
sa shumë ëndrruam të jemi të lirë
për çdo shqiptar ti mbetesh i shenjtë
por duam të jesh si një lule e mirë…!

Zymer H.Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com