Çast – Lola Shehi
ÇAST
Sa i gjatë ky çast
Një jetë pafund
Kaq kohë,
Të flesh e të zgjohesh me imazhin tënd
Vegimesh deliruar në ëndërr të kam prekë
Të kam prekur
Të kam puthur
Të kam ndjerë…
Gjaku ka shpërthyer vena e damarë
Në ëndërr jemi dashur,
Në ëndërr jemi zënë,
Në ëndërr kemi qarë
Me duart që m’dridhen
Të përkëdhel çdo milimetër
Jam ndezur
Jam shuar,
Ëndrrave jam endur…
Një çast,
Vetëm një çast si shtojzavalle eja shfaqmu,
Ti ndjenja ime,
Mëkati im
Ti dashuri e çmendur…
Një çast
Vetëm një çast më shih në sy
Pa le të shembet bota
Mijra yje nga qielli do zbresin,
Ziliqarë duke të soditur ty
Derdh mbi buzë gjithë nektarin e ëndrrave,
Le të digjen trupat pa u prekur,
Dhe jeta frymën ta ndalë, aty!
Një çast,
Vetëm një çast eja shfaqmu
Dhe ky çast, t’më bëhet përjetësi
Lola SHEHI.