August 3, 2024

Flas me veten – Agron Jashari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FLAS ME VETEN

I thashë këngës
Dua të të shijojë
Më tha:
Atëherë duhet të më këndosh

I thashë jetës
Më falë diçka të bukur
Më tha:
Atëherë duhet të më jetosh

I thashë vuajtjes
Përse kudo ti më shoqëron?
Më tha:
Sepse ti më fton

I thashë vdekjes
Përse më mbanë në ankth?
Më tha:
Sepse ti më harron

I thashë vetës
Çfarë po bënë kështu?
Më tha:
Me s’do të gaboj

I thashë shpirtit
Ke vetëm dy rrugë
Më tha:
Unë do të fitoj

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com