August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUFI NË LIRI

Liria ka kufi edhe atëhere kur nuk kufizohet,
hudut me adut, thotë i urti,
adut për hudut, luhatet i ngurti

E … kufiri i lirisë i bie diku, fillin nga vetvetja e arsyeshme
e fundin … po s´ia preke, mendoja … kujtoja … krijoja …
diku te ndërgjegja e vetëdijshme

Aty ku shkilet, nuk hyhet si dilet,
këmbët le të kthehen kah të duan e donë, e shkelura mbetet,
ç´rëndësi ka me shputa apo thembra

Paj, t´jeshë i lirë, e mund t´jeshë edhe jashtë lirie,
nuk të jepë pakufishmëri n´ecje, as kur kufiri s´mbahet me ngecje
por është diku, diku ku s´vëhet kuturu

Epo, liria ime ka kufi, e mbaj me bindje e jo me dhimbje,
bile edhe kur bindja dhëmb e dhimbja bindë,
por aty diku ndalem dhe arsyes i falem

Ndalu diku edhe ti … diku në liri …
diku vëji kufi

Mentor Thaqi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com