August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

Mos harro

Ti duhet ta dish
mos e harro
jam për dashuri të madhe!
pasi Ti s’do të kesh të krahasuar
me asnjërin
asnjëherë
se je e do të jesh
shpirti i shpirtit tim!

A thua më mjafton ndjesia e aromës së trupit tënd?!
A thua në errësirën e dashurisë
dy shtroje resh qëndruan nërefleksin hënor
në liri të plotë?

Po dridhem e gjitha si gjethe e blertë në flladin pranveror…
por Ti, të lutem më ndihmo….
të rritemi në ndjesitë brenda vetvetes :
“ Në të vërteten e Dheut”

Në mënyrën time
në mënyrën tënde
në një ritëm trupi
në shpirtra të dëshiruar.

Po nga na erdhi kjo dashuri?
Të jemi aq fatlumë?
Mos kaloi në rrugën e Qumështit
ne rezonancë Universi
që padashur i dhamë të gjitha?

ç’nur bukurie!
Sa dashuri përtej përjetësisë!
Mos harro!

26 – 10 – 2018
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com