August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SYTË E TU

Herë më mbysin herë me ngjallin
Herë më shuajnë herë më kallin
Herë më shtangin herë më dridhin
Herë më çmendin herë më lidhin

Herë sa ëmbël më qetësojnë
Herë sa ashpër më tërbojnë
Herë sa bukur dinë të flasin
Herë sa tmerrshëm dinë të vrasin

Herë më bëjnë të të dua shumë
Herë të të urrej deri në pafund
Herë të të kem kudo me vete
Herë të të mos shoh kurrë në jetë

Edhe të bukur edhe të rrezikshëm
Edhe të këndshëm edhe të frikshëm
Edhe lule edhe therrë
Edhe dritë edhe terr

Shumë të çuditshëm megjithatë
Përulju Zotit për këtë dhuratë
Se të rrallë janë ata që mbajnë
Sy që syve tu u ngjajnë

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com